Aktualitet

Bashkia Shkodër informon qytetarët për zonat e përmbytura: Banorët në rrezik të sigurojnë ushqimin e nevojshëm

9 Janar 2021, 14:30 Nga DOSJA
Bashkia Shkodër informon qytetarët për zonat e përmbytura:

SHKODËR– Bashkia Shkodër ka dhënë informacione në lidhje me situatën e përmbytjeve në zonë. Sipas tyre hidrometri i Dajçit ka shënuar kuotën 6.26 m, i liqenit të Shkodrës me  8.38 m, hidrometri i lumit Drin kuotën 6.85 m.

Ndër të tjera Bashkia bën të ditur se vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Kir në vendin e quajtur Bardhaj, fshati Bardhaj. Gjithashtu ka rritje të nivelit të ujit nga Liqeni i Shkodrës, në zonën e Livadeve dhe Dobraç.

Njoftimi i plotë:

SHKODËR

Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme datë 09.01.2021,ora 14.00, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:

Hidrometri në Dajç në orën 14.00, shënon kuotën 6.26 m.(Kuota max 6.30 m)
Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 14.00,shënon 8.38 m.(Kuota max 8.70 m)
Hidrometri i lumit Drin në orën 14.00,shënon kuotën 6.85 m. (Kuota max 7.50 m)
Bashkia Shkodër

Siperfaqe totale e përmbytur 1585 Ha

Tokë e pakultivuar 490 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 998 Ha
Grurë 55 Ha
Bimë dekorative 40 Ha
5.Pemtore 2 Ha

Nj.A. Ana Malit

Vazhdon të jetë e bllokuar rruga për në Obot për mjetet e ulëta. Rruga e Obotit është e kalushme vetëm me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin mbi 80cm.
Ujesjellesi Oblika 1 si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.
UKSH ka furnizuar me uje te pijshëm banore të fshatit Oblikë.
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 850 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë
Tokë e pakultivuar 200 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 628 Ha
Grurë 20 Ha
Pemtore 2 Ha
Nj.A Dajç

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 610 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Dajç,Mushan,Shirq,Suka-Dajç,Pentar), nga të cilat :
Tokë e pakultivuar 245 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 290 Ha
Bimë dekorative 40 Ha
Grurë 35 Ha
UKSH ka furnizuar me uje të pijshëm banore të fshatit Oblikë.
Për shkak të rritjes së nivelit të ujit është bllokuar segmenti në vendin e quajtur Urrelat që lidh fshatërat Shirq me Darragjat .
Nj. A. Guri Zi

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 5 Ha, kryesisht në fshatin Rrenc.
Tokë e pakultivuar 5 Ha
Vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.
Nj.A. Velipojë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 30 Ha, kryesisht në fshatrat Ças,Reç (këneta Reçit),Baks i Ri.
Tokë e pakultivuar 10 Ha
Foragjere të dyta, jonxhë 20 Ha
Në Nj.A.Velipojë, në dy shtëpi ka prezencë uji rreth 30cm. Ka shkarje dherash në rrugën Baks –Rrjoll. Bashkia Shkodër po punon një fadromë për pastrimin.
Nj.A.Bërdicë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 100 Ha, kryesisht në fshatin Trush (fusha e Stomes), e Bërdicë e Madhe
Tokë e pakultivuar 30 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 70 Ha
Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.
Nj.A.Rrethinat

Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Kir në vendin e quajtur Bardhaj, fshati Bardhaj.

Gjithashtu ka rritje të nivelit të ujit nga Liqeni i Shkodrës, në zonën e Livadeve dhe Dobraç

BASHKIA SHKODËR DUKE PARË SITUATËN QË PO PËRKEQËSOHET KA BËRË LAJMËRIMIN E HERSHËM PËR BANORËT QË RREZIKOHEN NGA PERMBYTJA QË TË MARRIN MASA PËR SIGURIMIN E GJËSË SË GJALLË, PRODHIMEVE BUJQËSORE, MJETEVE DHE PAJISJEVE TË NDRYSHME QË MUND TË DËMTOHEN.

KERKESE PER KOMISIONIN E EMERGJENCES CIVILE PRANE PREFEKTURES SHKODER

Nesër për njesinë Ana e Malit është e nevojshme :

-Makine ushtrie (për transport në rrugën Obot)

-Varke lundruse (nëse rritet niveli i ujit edhe 50 cm.)

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi shkoder moti i keq ne shqiperi shkoder

Sondazh

Poll