Aktualitet

OPERACIONI ANTIKANABIS në Skrapar/ GJKKO lë në fuqi të gjitha masat e sigurisë, 16 në burg, 4 arrest shtëpie dhe 3 detyri

9 Janar 2021, 12:09 Nga DOSJA
OPERACIONI ANTIKANABIS në Skrapar/ GJKKO lë në fuqi të

TIRANË– GJKKO ka lënë sot në fuqi të gjitha masat e sigurisë për 16 të arrestuarit nga operacioni “Gjegrova” në Skrapar.

Gjykata ka lënë në qeli 16 persona, ndërkohë që 4 prej të arrestuarve janë lënë në arrest shtëpie dhe 3 ne detyrim paraqitje.

Të arrestuarit akuzohen për ‘kultivim dhe trafikim narkotikësh’. Sipas SPAK në këtë aktivitet kriminal rezulton të jenë përfshirë katër zyrtarë policie, tre prej të cilëve Klement Zeqo, Bardhyl Çela dhe Astrit Duro janë dërguar në burg, ndërsa Neritan Naska, shef i stacionit të Policisë Polican në arrest shtëpie. Ndaj tyre rëndojnë dyshimet për shpërdorim detyre.

Arrest shtëpie për Neritan Naskën”, shefi i policisë Poliçan

“Arrest me burg” për policët Klement Zeqo, Bardhyl Çela e Astrit Duro

“Arrest shtëpie” për Kreun e Nj. Adm Tërpan, Edmond Zotko

“Arrest shtëpie” për kryeplakun e Fshatit Çorrogjafë, Fatos Lamaj

“Arrest me burg” për Arben Leklin, Sefedin Dokajn, Alban Bendon, Teki Dushon

“Arrest me burg” për Fation Beshirin, Selfo e Esmrald Kaposhin

“Arrest me burg” për Zylyftar Zhijdran, Ilia Ballon, Olgert dhe Elson Dusho

“Arrest me burg” për Teki Dushon dhe detyrim paraqitje për Fuat Dushon

“Detyrim paraqitje” për Enver Muçajn dhe Ilir Shimin

“Arrest me burg për Altin Sulën dhe Redjan Shimin

“Arrest në shtëpi” për Anxhela Beshirin

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet operacioni antidroge ne skrapar operacioni antidroge ne skrapar

Sondazh

Poll