Aktualitet

Transportonte 12 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 28-vjeçari në Korçë

9 Janar 2021, 14:15 Nga DOSJA
Transportonte 12 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga

KORÇË– Një person ka rënë në prangat e policisë pasi ka transportuar kundrejt fitimit 12 emigrantë. Personi me inicialet R.K, 28-vjeç po lëvizte me mjetin tip “Volkswagen”, me të cilin po transportonte në drejtim të Tiranës kundrejt fitimit 12 emigrantë të paligjshëm, nuk i është bindur urdhrit të tyre për të ndaluar, por është larguar me shpejtësi duke braktisur mjetin.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vijon operacioni policor i koduar “Perimetri”.
Vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni, i cili transportoi kundrejt fitimit 12 emigrantë të paligjshëm dhe nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimit në DVP Korçë, Policinë Kufitare dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë nr. 4 në Tiranë, në vijim të punës për dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 28.12.2020, në vijim të operacionit policor të koduar “Perimetri”, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, bënë të mundur ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim R. K., 28 vjeç, banues në Tiranë.
Shtetasi i mësipërm, pasi është konstatuar nga forcat e Policisë, në fshatin Dardhas, Pogradec, me mjetin tip “Volkswagen”, me të cilin po transportonte në drejtim të Tiranës kundrejt fitimit 12 emigrantë të paligjshëm, nuk i është bindur urdhrit të tyre për të ndaluar, por është larguar me shpejtësi duke braktisur mjetin.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne korce po transportonte emigrante arrestim ne korce po transportonte emigrante

Sondazh

Poll