Sirianët në Vlorë, VOA: Rikthehet trafiku me gomone drejt Italisë, si u shpëtuan 55 emigrantë në det
9 Janar 2021, 14:39Nga DOSJA
TIRANË– Një gomone me 55 emigrantë në bord u shpëtua mesnatën e së premtes nga roja bregdetare shqiptare dhe italiane afër grykëderdhjes së lumit Vjosa.
Sipas dëshmive të emigrantëve, gomonia u ça nga dallgët dhe për pasojë një pjesë e tyre, kryesisht nga Siria, Irani dhe Egjypti, morën djegie në lëkurë në pjesë të trupit nga benzina që përplasej nga presioni dallgëve.
14 emigrantë u dërguan në spitalin e Traumës në Tiranë, sipas burimeve spitalore, ndërsa të tjerët morën ndihmë në spitalin e Vlorës dhe më pas u dërguan në mjediset policore.
Mes tyre në Vlorë ndodheshin edhe katër gra dhe një fëmijë, ndërsa mes të lënduarve, që u dërguan në Tiranë, ishin edhe tre fëmijë të tjerë.
Emigrantët kanë dëshmuar se paguan nga 2 mijë deri në 4 mijë dollarë tek skafistët, që u kishin premtuar se do t’i dërgonin në Itali me jaht.
Sipas burimeve policore, emigrantët njoftuan vet me telefon policinë e Vlorës dhe të Fierit, pasi kanë qëndruar gati tre orë në det të hapur në rrezik mbytjeje, ndërsa skafistët i kanë shpëtuar arrestimit nga policia.
TIRANË– Eugena Tomini, shefja e survejancës në ISHP ka deklaruar se Shqipëria është larg imunitetit të tufës. Në një intervistë për ‘News24’ Tomini tha se...
TIRANË– Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e Brrylit në kryeqytet, ku për pasojë është bllokuar rruga.Dosja.al mëson se është plagosur një...
TIRANË– Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja me thikë e Vladimir Zvezhdës, ditën e parë të vitit, i cili u ‘eleminua’ nga kunati i tij, Klajdi Shun...
TIRANË– GJKKO ka lënë sot në fuqi të gjitha masat e sigurisë për 16 të arrestuarit nga operacioni “Gjegrova” në Skrapar.Gjykata ka lënë në qeli 16 persona,...
TIRANË– Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacione në lidhje me situatën që gjenden rrugët në vend pas përmbytjeve. Në ‘Facebook’ ata bëjnë të ditur ...
Prej disa ditësh Shqipëria është përfshirë nga moti i keq duke shkaktaur përmbytje në zona të ndryshme të vendit, kryesisht në Lezhë, Durrës, Shkodër dhe Vlorë....
VLORË– Detaje të reja kanë dalë në dritë nga kapja e 50 sirianëve në Vlorë. Mësohet se trafikantët (skafistë dhe shoqërues, dyshohet 2 ose 3 persona), i ka...
TIRANË– Një 42-vjeçar i cili ishte i shpallur në kërkim nga Interpoli është vënë në pranga. Bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, ...