Aktualitet

50 klandestinët në Vlorë, trafikantët e tyre u ndihmuan nga Policia Kufitare, nisja e gomones u bë nga Kavaja

9 Janar 2021, 10:19 Nga DOSJA
50 klandestinët në Vlorë, trafikantët e tyre u ndihmuan nga

VLORË– Detaje të reja kanë dalë në dritë nga kapja e 50 sirianëve në Vlorë. Mësohet se trafikantët (skafistë dhe shoqërues, dyshohet 2 ose 3 persona), i kanë shpëtuar kapjes nga autoritet policore. Burime bëjnë me dije se ka dyshime që trafikantët të jenë ndihmuar për tu larguar nga autoritetet që morën pjesë në operacionin e shpëtimit. Të njëjtat burime bëjnë me dije se ka nisur një hetim për përfshirjen e punonjësve të rojës bregdetare.

Gjatë komunikimit mes policisë dhe rojës bregdetare, këta të fundit kanë komunikuar se kanë pasur nën kontroll trafikantët, por më pas ka rezultuar se trafikantët janë arratisur. Dyshohet që nisja e gomones të jetë bërë nga Kavaja dhe jo nga fshati Poro, që ishte raportuar fillimisht.

50 sirianë, mes tyre fëmijë dhe gra të cilët kishin si destiancion Italinë, u gjendën në një situatë tepër të vështirë. Gomonia me të cilën ishin duke lunduar u ça duke bërë që personat që ishin në të të qëndronin për më shumë se tre orë në qiell të hapur dhe pa asnjë shpresë. 

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjenden 50 emigrante ne vlore vlore gjenden 50 emigrante ne vlore vlore

Sondazh

Poll