Aktualitet

Kulmi sonte pas mesnate, priten rreshje shiu në pjesën qendrore dhe veri-perëndimore të vendit

9 Janar 2021, 10:22 Nga DOSJA
Kulmi sonte pas mesnate, priten rreshje shiu në pjesën qendrore dhe

Prej disa ditësh Shqipëria është përfshirë nga moti i keq duke shkaktaur përmbytje në zona të ndryshme të vendit, kryesisht në Lezhë, Durrës, Shkodër dhe Vlorë.

Sipas Meteoalb, gjatë orëve në vijim pritet një përmirësim i situatës, ndërsa reshjet do të rikthehen gjatë orëve të mbrëmjes dhe mëngjesit të ditës së nesërme.

Rreshjet do të rifillojnë pas mesnate dhe kulmi do të jetë gjatë orëve 03:00-06:00 në pjesën qendrore dhe veri-perëndimore të vendit ku do të ketë 15-20 milimetra shi në orë.

Ditën e sotme, shiu ka sjellë përmbytje në shumë zona të Bulqizës, ndërsa si pasojë e motit të keq kanë ndodhur shembje masive të rrugëve në Lezhë. Ndërkohë që në Fushë-Krujë është rritur niveli i ujit në fshatin Murqinë, ndërsa mësohet se rreth 20 banesa janë të rrethuara nga uji. Në Korçë situata është drejt normalizmit, ndërsa në lumin e Devollit ka filluar të ulet niveli i prurjeve të ujit. Prej ditësh moti ka qenë i paqëndrueshëm duke sjellë përmbytje, rrëshkitje dherash, dalje të lumenjve nga shtrati dhe izolimin total të disa fshatrave.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi parashikimi i motit moti i keq ne shqiperi parashikimi i motit

Sondazh

Poll