Sport

VIDEO/Tirana bllokohet në baltën e Ballshit, Kukësi nuk di të fitojë ndaj Laçit, Skënderbeu dorëzohet në fund

9 Janar 2021, 14:41 Nga DOSJA
VIDEO/Tirana bllokohet në baltën e Ballshit, Kukësi nuk di

SHQIPËRI– Kanë përfunduar tre takimet e javës së 13-të të Superiores. Tirana nuk shkoi më shumë se një 0-0 përballë Bylisit në transfertë duke marrë barazimin e 5-të rradhazi dhe të 8-tën në kampionat. jë pikë me vlerë kjo për të besuarit e Dovedan, të cilët janë ngjitur në kuotën e 12 pikëve.Vlen të theksohet fakti se Tirana prej minutës së 73-të luajti me 10 lojtarë, për shkak të ndëshkimit me kartonin e dytë të verdhë të sulmuesit Danso. Në sfidën e radhës Tirana pret Kastriotin, ndërkohë Bylisi është mysafir ndaj Teutës.

LAÇI-KUKËSI 3-2

Laçi mund Kukësin me shifrat 3-2 dhe përkohësisht kurbinasit janë në vendin e dytë, në pritje të rezultatit të Partizanit që do të luajë ndaj Apolonisë. Takimi nisi mirë për kurbinasit të cilët shënuan në minutën e 13-të me anë të Mustës, ndërsa vetëm pak para përfundimit të pjesës së parë, sulmuesi Harmon dyfishoi shifrat. Takimi u bë më i vështirë për Kukësin që e pa veten të pësonte golin e tretë në minutën e 50-të. Redon Xhixha ishte autori i golit të tretë. Ndërkohë Kukësi shënoi dy herë fillimisht me Ibrahimin në minutën e 64-të dhe Eze në minutën e 92’ me penallti, por nuk mjaftuan për të marrë të paktën 3 pikë.




KASTRIOTI-SKËNDERBEU 2-2

Skënderbeu kishte mundësinë të shkonte pranë një tjetër mrekullie, por që vetëm në frymën e fundit të takimit, doli nga fusha me vetëm 1 pikë. Sa i takon takimit, të parët që kaluan në avantazh ishin krutanët të cilët me anë të Silvester Shkalla zhbllokuan shifrat në minutën e 28. Me avantazhin e vendasve do të mbyllej pjesa e parë, ndërsa në të dytën, miqtë ishin më kërkues për të mos dalë pa pikë. Kështu, në minutën e 65, Mensah barazoi rezultatin për të tijtë, ndërsa surpriza erdhi në minutën e 85 kur Skënderbeu mori avantazhin me anë të Vangjelit falë një kundërsulmi.Por, të besuarit e Ahmataj nuk ia dolën të ruanin fitoren duke qenë se në minutat shtesë Mehmeti barazoi rezultatin për t’i dhuruar të tijve një pikë.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bylis superiore tirana bylis superiore tirana

Sondazh

Poll