Përmbytjet në Shkodër/ Voltana Ademi anashkalon situatën e rëndë, telefonon Ballukun, i ‘ankohet’ për mbetjet: Çësh
SHKODËR– Qyteti i Shkodrës është në një situatë të rëndë për shkak të përmbytjeve në vend ndërsa Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi është shumë e shqetësuar për mbetjet në vend. Ademi shkruan në ‘Facebook’ se situata është dhe më e rënduar ditën e sotme e se bëhen tre ditë që e kanë të pamundur që të depozitohen mbetjet për shkak të rritjes së çmimit.
Ademi zbulon se ka pasur një bisedë telefonike me ministren Belinda Ballukun pas kërkesës që i bëri ministrit Klosi. Kryetarja e Bashkisë tregon se iu është transmetuar se për çështjen po punohet ndërkohë që do të ketë komunikim dhe ditën e sotme.
‘Bashkia Shkodër do të bëjë përpjekje për të gjetur një mënyrë alternative për heqjen e mbetjeve nga qyteti dhe njësitë administrative. Nëse mbetjet ndodhen në fushë, në zonën e qytetit, ne do të gjejmë një vendndodhje tjetër, të përkohshme për heqjen e tyre. Kjo si një mënyrë emergjente, e përkohshme, deri në zgjidhjen e çështjes.’- shkruan Ademi.
POSTIMI I PLOTË I VOLTANA ADEMIT:
Situata e çeshtjes së mbetjeve urbane, bëhet edhe më e rënduar ditën e sotme. Sot është dita e tretë që bëhet i pamundur depozitimi i mbetjeve për shkak të rritjes së çmimit me 43%.Kemi mundur të menaxhojmë situatën duke rritur numrin e mjeteve që janë sjellë nga Operatori për të mbledhur mbetjet, të cilat janë të depozituara në këto makineri. Nga ana tjetër, Operatori ka ndihmuar për zbrazjen me sa ka patur mundësi të mbetjeve në qytetin e Shkodrës.Ndërkohë, vazhdojmë të kemi probleme shumë të mëdha lidhur me nevojën për depozitimin e menjëhershëm të mbetjeve. Mbrëmë kam patur komunikimin e fundit me zj. Balluku, ministre e Infrastrukturës, pas kërkesës për ministrin Klosi. Nga biseda me zj. Balluku më është transmetuar se ata po trajtojnë çështjen dhe sot gjatë ditës do të kemi komunikim për çështjen në fjalë.Në qoftë se çështja nuk do të zgjidhet, Bashkia Shkodër do të bëjë përpjekje për të gjetur një mënyrë alternative për heqjen e mbetjeve nga qyteti dhe njësitë administrative. Nëse mbetjet ndodhen në fushë, në zonën e qytetit, ne do të gjejmë një vendndodhje tjetër, të përkohshme për heqjen e tyre. Kjo si një mënyrë emergjente, e përkohshme, deri në zgjidhjen e çështjes.
(a.b)/dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Andi Bushati: Nuk është vënë re por…Rama uli kokën kur Erdogan përmendi luftën, i rrëzoi në sy të gjithë mitin e sh
TIRANË– Analisti Andi Bushati u shpreh se Presidenti turk Recep Tayip Erdogan i ka rrëzuar kryeministrit Edi Rama të gjithë mitin e shtetit shqiptar ...
“Nuk ka këllqe”/ Gjemarkaj përplaset me Shehun për vizitën e Ramës në Turqi: U sulmua BE! Analisti: Ankaraja është e
TIRANË– Analisti Agron Gjekmarkaj e ka cilësuar si një spostim nga boshti i Bashkimit Evropian vizitën e kryeministrit Edi Rama në Turqi. I ftuar në ...
E la bateria në mes të intervistës, Fevziu: Shaban, obobo tu karikua…i ka keq punët partia kështu
TIRANË– Endri Shabani ka patur një incident teksa fliste për politikën në Shqipëri. Në një lidhje me “Skype”, në ‘Opinion”, Shabanit iu fik laptopi dhe i l...
Bushati: Rama po bën të pëlqyerin e Greqisë e të bindurin e Erdoganit! Shehi: Është i vogël, për konflikte të mëdha
TIRANË– Analisti Andi Bushati tha sot në “Open” se kryeministri Edi Rama po bën thjesht korrierin, të pëlqyerin e Mitsotaqis dhe të bindurin e Erdoga...
Topalli tregon bisedën e fundit me Berishën: Ishte para katër ditësh, jo për lëvizjen time (Akuzat për Bashën)
TIRANË– Ish-nënkryetarja dhe ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli nuk ka kursyer as sulmet ndaj Lulzim Bashës, të cilin e akuzon si ...
Sfidon hapur Ilir Metën?! Monika Kryemadhi: Të zgjedhurit e mi do sjellin më shumë vota për LSI-në
TIRANË– Kryetarja e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi me plot bindje ka thënë se të zgjedhurit e saj do të arrijnë të mbledhin më s...
Lorenc Vangjeli: Rama në fund do dalë mullixhiu i kënaqur, i shkojnë në shtrat votat e Topallit dhe Patozit, nusja dhe vjeh
TIRANË– Analisti Lorenc Vangjeli është shprehur se të gjitha votat që do të dalin nga forcat e drejtuara nga Astrit Patozi dhe Jozefina Topalli do të kaloj...
“Sfida e LSI-së është çfarë thonë njerëzit”/ Kryemadhi: Socialistët janë të lodhur nga taksat e larta (BISEDA me q
TIRANË- Kryetarja e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka thënë se sfida e partisë së saj, është ajo se çfarë thonë njerëzit....
Topalli: Mandatet tona do i bashkohen të djathtës për të rrëzuar Ramën dhe dy kryetarët e tjerë të partive
TIRANË– Jozefina Topalli ka deklaruar se partia që ajo drejton, “Lëvizja për ndryshim”, tha se forca e saj politike, pas zgjedhjeve të 25 Prillit do ...