Politike

Topalli: Mandatet tona do i bashkohen të djathtës për të rrëzuar Ramën dhe dy kryetarët e tjerë të partive

7 Janar 2021, 20:56 Nga DOSJA
Topalli: Mandatet tona do i bashkohen të djathtës për të

TIRANË– Jozefina Topalli ka deklaruar se partia që ajo drejton, “Lëvizja për ndryshim”, tha se forca e saj politike, pas zgjedhjeve të 25 Prillit do t’i bashkojë mandatet me të djathtën, me qëllim largimin e kryeministrit Rama nga pushteti.

Në një lidhje me Skype në emisionin “Opinion”, Topalli tha se mandatet e partisë së saj do të bashkohen për të larguar edhe dy kryetarët e dy partive të tjera, që sipas saj janë përgjegjës që e kanë mbajtur 8 vite në pushtet Edi Ramën.

Pjesë nga biseda

Fevziu: Përse nuk hyni në koalicion me të djathtën në mënyrë që asnjë votë të mos shpërdorohet?

Topalli: Sepse ka një ndryshim shumë të madh mes lidershipit që mban emrin e PD dhe mënyrës, parimeve, vlerave që unë besoj. Prandaj ju thashë mandatet që do të marri “Lëvizja për ndryshim” do i bashkohen mandateve të së djathtës, për të krijuar një qeveri të së djathtës për të rrëzuar Edi Ramën, por bashkë me të me largu edhe dy kryetarët e tjerë të partive që janë faktorë kryesorë me të cilët herë pas here ka qeverisur Edi Rama dhe që kanë po aq përgjegjësi që e kanë mbajt Edi Ramën 8 vite në pushtet.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike jozefina topalli jozefina topalli

Sondazh

Poll