Politike

E la bateria në mes të intervistës, Fevziu: Shaban, obobo tu karikua…i ka keq punët partia kështu

7 Janar 2021, 21:56 Nga DOSJA
E la bateria në mes të intervistës, Fevziu: Shaban, obobo tu

TIRANË– Endri Shabani ka patur një incident teksa fliste për politikën në Shqipëri. Në një lidhje me “Skype”, në ‘Opinion”, Shabanit iu fik laptopi dhe i la intervistën në gjysmë.

Kjo gjë u mor me shumë batuta nga ana e gazetarit Blendi Fevziu. Ky i fundit tha se nëse e lë bateria në mes të intervistës, as nuk duhet imagjinuar se çfarë mund të ndodhë me lëvizjen ‘Nisma Thurje’, pjesë e të cilës është edhe Shabani.

“Shaban, tu karikua? O bobo, po të la bateria në mes të intervistës, keq e ka punën partia kështu,”– tha Fevziu, ndërsa Shabani qeshi.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike blendi fevziu endri shabani blendi fevziu endri shabani

Sondazh

Poll