Politike

Lorenc Vangjeli: Rama në fund do dalë mullixhiu i kënaqur, i shkojnë në shtrat votat e Topallit dhe Patozit, nusja dhe vjeh

7 Janar 2021, 21:10 Nga DOSJA
Lorenc Vangjeli: Rama në fund do dalë mullixhiu i kënaqur, i

TIRANË– Analisti Lorenc Vangjeli është shprehur se të gjitha votat që do të dalin nga forcat e drejtuara nga Astrit Patozi dhe Jozefina Topalli do të kalojnë në favor të Partisë Socialiste.

I ftuar në “Opinion”, Vangjeli tha se referuar tregimit të mullixhiut, votat e tyre do të shkojnë në ‘shtratin’ e Ramës, dhe pikërisht ky i fundit do të jetë ‘mullixhiu i kënaqur’.

Për vjehrrën dhe nusen e inatosur, Vangjeli tha se nuk e di kush janë.

“Janë dy personazhe të rëndësishme, qoftë Patozi qoftë Zonja Topalli. Ata nuk do të bënin asnjë hap në favor të zotit Rama, e konsiderojnë armik edhe ideologjik. Por në fund të datës 25 Prill, në fund të mbrëmjes, paradoksalisht votat e tyre do të shkojnë në shtratin e Edi Ramës. Edi Rama në fund të asaj mbrëmjejedo të jetë mullixhiu i kënaqur. Se kush do të jetë nusja dhe vjehrra e inatosur, këtë s’e dimë,”- tha Vangjeli.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lorenc vangjeli lorenc vangjeli

Sondazh

Poll