Politike

“Sfida e LSI-së është çfarë thonë njerëzit”/ Kryemadhi: Socialistët janë të lodhur nga taksat e larta (BISEDA me q

7 Janar 2021, 21:06 Nga DOSJA
“Sfida e LSI-së është çfarë thonë

TIRANË- Kryetarja e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka thënë se sfida e partisë së saj, është ajo se çfarë thonë njerëzit.

E ftuar në emisioni ‘Çim Peka Live’, Kryemadhi ka thënë se socialistët janë të lodhur nga takstat e larta sakaq ka treguar dhe bisedën që ka pasur me një qytetar, i cili i ka thënë se nuk do të votojë këtë vit dhe kjo për shkak të taksave të larta që paguan.

“Unë dua të them që një nga sfidat e mëdhaja që ka LSI-ja nuk është thjeshtë hartimi i një programi që partitë politike pafundësisht shkruajnë programe dhe asgjë nuk realizohet. Një nga sfidat e LSI-së është ajo që çfarë njerëzit thonë. Një socialist tha sot se nuk votoj as Lulin dhe as Monën, votoj 9%. Socialistët ju kanë ardhur në majë të hundës taksat e larta. Unë dje kam qenë me një ekonomist që punonte në një bankë private. Nuk të votoj ty zonjë dhe unë thashë; pse ta takoj kur ky nuk më voton mua. Zonjë tha, unë do të votoj sepse më rrjep shteti im me taksën 23%, më rrjep shteti im që me një çmim energjie që unë burrë e grua nuk qëndrojmë në shtëpi. Mua më rrjet shteti im se nuk kam transport për fëmijët, se unë kam harxhuar 3 muaj rrogë për të shëruar prindërit nga Covid. Më rrjep shteti im se paratë i çon te oligarkët.” – ka thënë Kryemadhi.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monika kryemadhi monika kryemadhi

Sondazh

Poll