Politike

8 Janar 2021, 07:16 Nga DOSJA

ATHINË– Kryeministri Edi Rama ka zbarkuar sot në shtetin grek, vetëm një ditë pasi vizitoi në Turqi, presidentin turk Recep Tajip Erdogan. Burime nga mediat greke kanë bërë me dije se numri një i qeverisë shqiptare do të takohet me homologun Kyriakos Mitsotakis. Fillimisht kryeministri Rama ka zhvilluar një takim me Nikos Dendisa, ministrin e jashtëm grek.

Më pas, bashkë me ministrin Dendias, Rama u drejtua për në vilën e homologut Kyriakos Mitsotakis, i cili u shtroi një drekë që zgjati mbi tre orë në vilën e tij. Vetë Rama, përmes një reagimi në rrjetet sociale, bëri me dije se bashkë kanë diskuruar për përforcimin e marrëdhënies mes dy vendeve dhe për luftën ndaj Covid-19. 

Mediat helene i kanë dhënë bujë kësaj vizite, ndërkohë që qeveria greke, në kohën që Rama ishte në Athinë, dorëzoi në Parlament dhe projekt-ligjin për zgjerimin e Greqisë me 12 milje në Jon. Ato e kanë përshkruar kryeministrin edhe si një ‘lajmës’ të Presidentit turk Recep Tayip Erdogan, për shkak të konflikteve Turqi-Greqi.

Gjithsesi, korrespondentët në Greqi kanë dhënë më shumë detaje. Gazetari Artur Bibe tha se Rama në Greqi ka bërë dhe një pakt për të marrë një fond prej 10 mijë vaksinash anti-Covid. Ai shtoi se brenda pak ditësh në Shqipëri do të vijnë 1500 vaksina nga Greqia që do të shërbejnë për mjekët dhe grupmoshat e rrezikuara, më ps mund të vijë dhe pjesa tjetër.

Ndërkohë Dosja.al zbuloi disa ditë më parë se socialistët janë të përgatitur që vizita e Ramës do të prodhojë një ngjarje të madhe. Zërat flasin se në fokus të bisedës do të jetë çështja e Detit, ku Turqia dhe Greqia ende nuk kanë arritur një marrëveshje, ndërsa Shqipëria ka rënë dakord që “Deti” të gjykohet në Hagë. Ende nuk mund të thuhet asgjë konkretisht, por kryeministri shqiptar edhe në të shkuarën ka qenë i gatshëm për të negociuar mes dy vendeve.

(k.m;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama ne greqi 8 janar 2021 edi rama edi rama ne greqi 8 janar 2021

Sondazh

Poll