Politike

Sfidon hapur Ilir Metën?! Monika Kryemadhi: Të zgjedhurit e mi do sjellin më shumë vota për LSI-në

7 Janar 2021, 21:25 Nga DOSJA
Sfidon hapur Ilir Metën?! Monika Kryemadhi: Të zgjedhurit e mi do

TIRANË– Kryetarja e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi me plot bindje ka thënë se të zgjedhurit e saj do të arrijnë të mbledhin më shumë vota se sa morën kandidatët që janë zgjedhur nga LSI-ja kur ajo nuk ishte në krye të kësaj partie. E ftuar në emisionin “Çim Peka Live” ajo nuk e ka thënë se për kë kryetar të LSI-së e kishte fjalës por mesa duket ishte një “sfidë” drejtuar presidentit Meta ose për ish-kryetarit të LSI-së Petrit Vasili.

Po ashtu ajo ka thënë se të zgjedhurit e saj nuk do jenë besnikë të Monikës, por të punësimit me paga më të larta dhe reforma më të mira për shqiptarët.

Do sjellin më shumë vota, pasi nuk do jenë besnik të LSI-së dhe të Monikës, por të punësimit me paga më të mira për të rinjtë dhe të rejat, ndaj shkollimit më të mirë dhe besnikë ndaj premtimit të kthimit të shokëve dhe shoqeve në Shqipëri. S’ka nevojë të jetë besnik i Monikës. Nëse LSI nuk i qëndron besnik asaj që thotë, nuk ka çfarë u duhet LSI-ja këtyre. Duhet të jemi më të hapur dhe më të drejtpërdrejtë për gabimet që bëjmë”, tha Kryemadhi.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta monika kryemadhi ilir meta monika kryemadhi

Sondazh

Poll