Politike

“Nuk ka këllqe”/ Gjemarkaj përplaset me Shehun për vizitën e Ramës në Turqi: U sulmua BE! Analisti: Ankaraja është e

7 Janar 2021, 22:19 Nga DOSJA
“Nuk ka këllqe”/ Gjemarkaj përplaset me Shehun për

TIRANË– Analisti Agron Gjekmarkaj e ka cilësuar si një spostim nga boshti i Bashkimit Evropian vizitën e kryeministrit Edi Rama në Turqi.

I ftuar në “Open”, Gjekmarkaj tha se Rama është thjesht lajmës jo negociator, pasi nuk e ka fuqinë për të nëgociuar mes dy vendeve më të mëdha se ne, madje përdori shprehjen ‘nuk ka këllqe’.

Ndërsa analisti Redi Shehu tha se Ankaraja është vendi kryesor që thotë Ballkani Perëndimor duhet të integrohet në BE.

Pjesë nga biseda

Gjekmarkaj: U sulmua BE. U spostua gjeo-strategjia. Ai nuk i ka nxjerr veshjet aty, të osmanëve.

Redi Shehu: Ke thënë një gjë që nuk duhej thënë. Të dëgjova që the pikë e zezë. Ku po prishet orientimi evropain. E di ti që Ankaraja është vendi kryesor që të thotë që Ballkani evropian duhet të integrohet në Be.

Gjekmarkaj: Ai sulmoi Bashkimin Evropian. E ka shfaqur mbi të gjitha me trupën diplomatike. Nuk e ka fshehur dëshirën për të kthyer Ballkanin në oaz të tij. Nuk ka asnjë hapësirë për të gënjyer Evropën. Ai gjënë zgjidhjen që shkon. Është rivale e Bashkimit Evropian dhe luan për interesat e veta. Shqipërisë nuk i intereson të dali nga boshti i BE.

Redi Shehu: Pse krijohet frikë? Boshti po zhvendoset drejt lindjes. Ku Be në 2010 e shpalli Stambollin kryeqytetin e kulturës Evropiane.

Gjekmarkaj: Rama nuk ka këllqe për të bërë negociatorin mes Turqisë dhe Greqisë. Është normale që drekon informalisht me Mitsotakis. Është lajmës jo negociator. S’e ka aftësinë, forcën për të bërë negociatorin. Ai nuk negocion dot me shqiptarët. Ai nuk negocioi me opozitën për ligjin elektoral. Vjen Ahtisari për të nëgociuar, por ai si president i Findlandës kishte negociar në mënyrë perfekte me finaldezët.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike agron gjekmarkaj redi shehu agron gjekmarkaj redi shehu

Sondazh

Poll