Politike

Buzhala akzua të forta ndaj Thaçit: Është i papërgjegjshëm dhe ka gënjyer

29 Prill 2019, 19:57 Nga DOSJA
Buzhala akzua të forta ndaj Thaçit: Është i

GJERMANI- Berat Buzhala deklaroi nga Berlini për emisionin Open se në Samitin e Ballkanit Perëndimor çështja e rishikimit të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është mbyllur përfundimisht.

Sipas Buzhalës, Hashim Thaçi ka dashur të minimizojë fuqinë e këtij samiti dhe peshën e Gjermaninë.

“Thaçi nuk ka mandat për të folur për ndarjen e Kushtetutës. Ka shkelur Kushtetutën dhe bën me kokën e vet. Nëse Presidenti jep deklarata të shthurura në harkun e 8 muajve, ne si gazetarë duhet të flasim. Është i papërgjegjshëm dhe ka gënjyer në shumë raste gjatë javëve të fundit”, deklaroi Buzhala.

Gjithashtu, Buzhala ka sulmuar fort Baton Haxhiun, i cili deklaroi pak ditë më parë se Gjermania ka qenë kundër bombardimeve të NATO-s në vitin 1999. Sipas Buzhalës, një deklaratë e tillë është e dëmshme për Kosovën.

Botuesi i gazetës “Express” tha se SHBA nuk do të ketë peshë të madhe në të ardhmen, pasi kjo do të jetë në dorën e Francës dhe Gjermanisë.

Marrë nga Top Channel

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike berat buzhala ceshjta e kosoves hashim thaci samiti i berlinit berat buzhala ceshjta e kosoves hashim thaci samiti i berlinit

Sondazh

Poll

Politike 29 Prill 2019, 17:14

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi një takim këtë mbrëmje me aleatët opozitar në selinë blu.Pas përfundimit të këtij takimi që z...