Politike

“Premtime abstrakte”, Thaçi i pakënaqur nga Samiti i Berlinit: S’u morën vendime të guximshme

29 Prill 2019, 19:37 Nga DOSJA
“Premtime abstrakte”, Thaçi i pakënaqur nga Samiti i

BERLIN- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është shprehur i pakënaqur me atë se çfarë ndodhi sot në Samitin e mbajtur në Berlin.

Në një postim në Facebook, kreu i Kosovës theksoi se në këtë Samit nuk u mor një vendim i guximshëm nga Merkel apo Macron, por u mbyll me premtime abstrakte.

Sipas Thaçit këto deklarata që nuk pasqyrojnë situatën reale politike në rajon, nuk ndihmojnë për të marrë vendime të guximshme nga shtetet e rajonit.

Në hapjen e Samitit të Berlinit fola për bashkëpunimin rajonal dhe pajtimin. Situata dhe relacionet janë në nivel të ulët, prandaj në rrethana të tilla shumë iniciativa të mira nga Procesi i Berlinit kanë mbetur pa u realizuar. Kjo situatë e keqe nuk mund të tejkalohet vetëm me deklarata dhe premtime abstrakte. Duhen vendime të guximshme nga shtetet e rajonit, të cilat nuk do të ndodhin për aq kohë sa nuk ka vendime të guximshme dhe strategjike nga Bashkimi Evropian dhe shtetet anëtare. Edhe pajtimi do të jetë i pamundur për aq kohë sa Serbia dhe Bosnje e Hercegovina nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. Gjermania dhe Franca kanë mundësi ta marrin lidershipin për këto vendime të guximshme. Por, një prej vendimeve të para që Bashkimi Evropian do duhej ta merrte është liberalizimi i vizave për qytetarët tanë. Kosova padrejtësisht ka mbetur vendi më i izoluar në Evropë. Qytetarët e Kosovës janë populli më proevropian në rajon dhe është shumë e padrejtë të vazhdojnë të diskriminohen”, shkruan Thaçi.

Ditën e sotme është mbajtur Samiti i Berlinit, me ftesë të presidentit francez, Emanuel Macron dhe kancelares gjermane, Angela Merkel, ku në fokus ishte, situata politike në ballkan, veçanërisht marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.Ndërsa Merkel duket se do të marrë vetë në dorë frerët e drejtimit të Ballkanit Perëndimor, për rrugëtimin e tij drejt BE-së dhe shuarjen e konflikteve.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike be hashim thaci liberalizimi i vizave premtime abstrakte samiti i berlinit be hashim thaci liberalizimi i vizave premtime abstrakte samiti i berlinit

Sondazh

Poll

Politike 29 Prill 2019, 17:14

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi një takim këtë mbrëmje me aleatët opozitar në selinë blu.Pas përfundimit të këtij takimi që z...