Politike

Këshilltari i Merkel i “tërheq veshin” Ramës: BE i vendos “veton”, koha për ndryshime në Shqipëri

29 Prill 2019, 18:32 Nga DOSJA
Këshilltari i Merkel i “tërheq veshin” Ramës: BE i

GJERMANI– Kryekëshilltar i CDU-së për ekonominë, Martin Henze i jep një goditje të fortë kryeministrit Edi Rama dhe politikave të tij në Shqipëri, por edhe ndërhyrjeve të tij në bisedimet Kosovë-Serbi.

Sot, teksa zhvillohej Samiti i Berlinit, i cili vendosi për moshapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në,në qershor, Henze jep edhe arsyet pse Europa po i vendos veton kryeministrit shqiptar.

Postimi i plotë i Martin Henze:

Kritika të pasta të Gjermanisë dhe Francës ndaj kryeministrit shqiptar Edi Rama lidhur me politikat e tij nacionaliste që po dëmtojnë të ardhmen e Shqipërisë.

Në përpjekjet e saj për të ndalur nacionalizmin e ri dhe kufijtë e rinj, Merkel po mbështetet në Berlin nga ekspertë të politikës së jashtme dhe Franca përmes partive politike atje.

-Autokrati Rama ka humbur

-Rama është nxjerrë në periferi (jashtë loje)

-Nuk ka ndryshim kufijsh

-Në Kosovë vetëm zgjidhje bilaterale përmes rregullave të auto-emigrimit, si në Europën Veriore

-Franca dhe shtetet e tjera të BE do të vendosin veton për hapjen e negociatave për shkak të politikave të Ramës

Koha për ndryshime në Shqipëri. Politika të gabuara në Shipëri, politika të gabuara në Kosovë. Dizastër”.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike be edi rama hapja e negociatave martin henze samiti i berlinit be edi rama hapja e negociatave martin henze samiti i berlinit

Sondazh

Poll

Politike 29 Prill 2019, 17:14

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi një takim këtë mbrëmje me aleatët opozitar në selinë blu.Pas përfundimit të këtij takimi që z...