Politike

Samiti i Berlinit/ Haxhiu: Takimi i Ramës me Merkel do sjell ndryshime. Zaev paralajmëroi për dorëheqje

29 Prill 2019, 17:45 Nga DOSJA
Samiti i Berlinit/ Haxhiu: Takimi i Ramës me Merkel do sjell ndryshime.

Analisti dhe gazetari Baton Haxhiu, në një intervistë të drejtëpërdrejtë për Klan Kosova nga Berlini, ka treguar rreth asaj që po ndodh në samit.

Sipas tij, Zaev është shprehur se nëse nuk do të ketë hapje nnegociatash për Maqedoninë, ai do të japë dorëheqje.

“Ajo që ka ndodhur besoj se do të ndryshojë rrjedhën politike në Ballkan. Zaev është shprehur se nëse nuk hapen negociatat, është i gatshëm të japë dorëheqje. Ndodhta që në mbrëmje do të ketë ndryshime të rrjedhës politike në Ballkan”, – tha Baton Haxhiu.

Sipas tij, “Edhe mbrëmë edhe sot kemi parë dhe kemi dëgjuar dhe kemi qenë në takim me gjëra interesante. Ajo që po ndodh mund të jetë edhe fryma e ndryshimit, por jo sot. Edhe Thaçi edhe Haradinaj kanë qenë në takim me Mogherinin, por takimi më interesant është ai mes Ramës, Zaev dhe Merkel”.

A.S/ Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike angela merkel edi rama samiti i berlinit takimi rama zaev zoran zaev angela merkel edi rama samiti i berlinit takimi rama zaev zoran zaev

Sondazh

Poll