Politike

“Mogherini e ‘dështuar’”, SPIEGEL: Merkel merr frerët në dorë, diskursi i Ramës po dëmton Kosovën

29 Prill 2019, 19:14 Nga DOSJA
“Mogherini e ‘dështuar’”, SPIEGEL: Merkel merr

GJERMANI- Ditën e sotme po zhvillon punimet në Gjermani, Samiti i Berlinit për vendet e Ballkanit Perëndimor, por ajo që mediat gjermane theksojnë është se vëmendjen e ka marrë situata e krijuar mes Kosovës dhe Serbisë.

Spiegel shprehet se situatën e krijuar në Ballkanin Perëndimor, Kancelarja është shprehur se është në prioritetet e saj, ndërsa e quan si të dështuar përpjekjet e shefes së diplomacisë europiane Federica Mogherini, për të ulut tensionet mes Serbisë dhe Kosovës. Sipas medies Gjermane, Mogherini jo vetëm që nuk ka arritur të bëjë diçka të tillë, por tashmë ideja e ndryshimit të kufijve ka bërë edhe të tjerë përkrahës.

Sipas kritikëve, si në Bruksel ashtu edhe në Berlin, ekziston mundësia e një efekti domino, nëse flitet për shkëmbimin e kufijve në Ballkan.

Spiegel sheh si pjesë të këtij problem kryeministrin Edi Rama, ndërsa në shkrim thuhet se ai po ushqen tashmë fantazitë e Shqipërisë së Madhe.

Ideja e Shqipërisë së Madhe tashmë është kthyer në një problem për Kosovën, ndërsa kryeministri Edi Rama, iniciatori i saj, teksa flet me terma populiste, në realitet po rezulton në dëm të shqiptarëve të Kosovës, që janë të vetmit qytetarë europian që nuk lëvizin dot pa viza.

Merkel tashmë duket se do të marrë vetë në dorë frerët e drejtimit të Ballkanit Perëndimor, për rrugëtimin e tij drejt BE-së dhe shuarjen e konflikteve.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike aleksander vucic angela merkel diskursi i ramës dëmton kosovën federica mogherini hashim thaci rama në berlin aleksander vucic angela merkel diskursi i ramës dëmton kosovën federica mogherini hashim thaci rama në berlin

Sondazh

Poll

Politike 29 Prill 2019, 17:14

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi një takim këtë mbrëmje me aleatët opozitar në selinë blu.Pas përfundimit të këtij takimi që z...