Politike

29 Prill 2019, 17:14 Nga DOSJA

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi një takim këtë mbrëmje me aleatët opozitar në selinë blu.

Pas përfundimit të këtij takimi që zgjati rreth një orë, Vangjel Dule, kreu i PBDNJ-së, u shpreh në një prononcim për mediet se: “Nuk do të ketë zgjedhje me një palë”, ndërsa shton se partitë e vogla do të japin kontribuin e tyre në jetën politike.

Ai tha se koalicioni opozitar është funksional dhe se takimi me Presidentin Meta do të bëhet për të prezantuar platformën e tyre. Më tej Dule akuzoi kryeministrin për arrogancë, ndërsa tha se kjo nuk i shërben vendit.

Takimi vjen një ditë para se krerët e partive të vogla të opozitës, pjesë e koalicionit me PD-në, të zhvillojnë një tryezë me Presidentin e vendit, Ilir Meta.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike agron duka dashamir shehu fatmir mediu lulzim basha takimi me aleatet vangjel dule agron duka dashamir shehu fatmir mediu lulzim basha takimi me aleatet vangjel dule

Sondazh

Poll