Politike

Kandidati nga lista e PD-së Ibri Sako s’pranon mandatin, i vë flakën kërkesës së KQZ-së (VIDEO)

29 Prill 2019, 16:57 Nga DOSJA
Kandidati nga lista e PD-së Ibri Sako s’pranon mandatin, i vë

ELBASAN- Kandidati i radhës nga Partia Demokratike në qarkun e Elbasanit, Ibri Sako, nuk ka pranuar të marrë mandatin e deputetit, pas kërkesës së dërguar nga KQZ në mënyrë zyrtare.

Ai shprehet se “nisur nga rrethanat në të cilat ndodhet vendi, unë nuk pranoj mandatin e deputetit për në Kuvendin e Shqipërisë, të cilin e konsideroj ilegjitim dhe të dalë nga një proces i deformuar zgjedhor me shitblerje votash dhe me përfshirjen e grupeve kriminale në zgjedhje”.

Në formë demonstrative proteste, Sako i ka vënë flakën kërkesës së KQZ-së, duke thënë se kështu djeg edhe mandatin.

(B.B & A.S/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites ibri sako ibri sako i vë flakën kërkesës së kqz-së djegia e mandateve te opozites ibri sako ibri sako i vë flakën kërkesës së kqz-së

Sondazh

Poll