Politike

Lënë pas konfliktet/ Rama, Thaçi e Vuçiç pinë verë me Macron e Merkel (FOTO)

29 Prill 2019, 19:28 Nga DOSJA
Lënë pas konfliktet/ Rama, Thaçi e Vuçiç

GJERMANI- Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, janë parë bashkë në një tavolinë me homologët e tyre serbë, Ana Bërnabiç e Aleksandar Vuçiç, pas përfundimit të pjesës zyrtare të Samitit për Ballkanin në Berlin.

Ata kanë pirë verë e janë parë edhe të relaksuar, teksa në tavolinën e tyre ka qëndruar edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, të cilët e kanë organizuar samitin.

Përveç Haradinajt e Thaçit, nga Kosova, në të njëjtën tavolinë, ka qenë edhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli. Nuk ka munguar as kryeministri i Shqipërisë dhe aleati i presidentit Thaçi, Edi Rama.

Pjesëmarrësit e Samitit për Ballkanin pritet që më vonë të bashkohen edhe në një darkë jozyrtare në kryeqendrën gjermane.

Më herët, kancelarja gjermane, Angela Merkel, porositi që zgjidhja përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk duhet “të bëhet në dëm të vendeve tjera të rajonit”.

Ajo, kur doli në konferencë me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, si bashkënikoqirë të Samitit të Berlinit, tha se në kuadër të këtij samiti do të diskutohet hapur për të gjitha sfidat.

E, Macron gjithashtu porositi që në kuadër të samitit të diskutohet hapur për të gjitha opsionet që janë në tryezë, sa i përket Serbisë dhe Kosovës.

Këtu mund të jetë edhe dallimi pasi Merkel nuk i konsideron të gjitha opsionet. Ajo është fuqishëm kundër korrigjimit.

Kështu së paku qëndronin gjërat para përfundimit të samitit, i cili pritet ta prodhojë një dokument ku do të trajtohet edhe çështja e korrigjimit të kufijve, ndoshta në mënyrë pak më të tërthortë./ Express

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike aleksander vucic samititi i berlinit aleksander vucic samititi i berlinit

Sondazh

Poll

Politike 29 Prill 2019, 17:14

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi një takim këtë mbrëmje me aleatët opozitar në selinë blu.Pas përfundimit të këtij takimi që z...