Politike

E regjistruan si anëtar të Bindjes Demokratike, flet nipi i Shpëtim Gjikës: S’më pyetën, më falsifikuan firmën

29 Prill 2019, 18:07 Nga DOSJA
E regjistruan si anëtar të Bindjes Demokratike, flet nipi i

TIRANË- Një ndër 3 mijë personat që kanë firmosur për të themeluar Partinë Bindja Demokratike e drejtuar nga Astrit Patozi, është edhe Niko Gjokoli, nipi i ish-kryebashkiakut të Vlorës, Shpëtim Gjika.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale,Gjokoli shprehet se Bindja Demokratike nuk e pa të arsyeshme të më pyeste, por përdori të dhënat e mia dhe hodhën firmën. Sipas tij ky është një veprim i pamoralshëm dhe përbën  një vepër penale.

Reagimi i plotë i Niko Gjokolit:

Sot ne mengjes u gdhiva dhe firmetar i partise Bindja Demokratike. Pra Bindja Demokratike, është e bindur qe une do e firmosja formularin e saj dhe nuk e pa te arsyeshme as te me pyeste, e as te ma paraqiste perpara per firme. Te bindur qe une nuk do ta merrja vesh, hodhen dhe firmen per mua, pervecse me perdoren te dhenat personale. Unë nuk kam asgjë kunder Bindjes, por duke qene se jam anetar i Partisë Socialiste dhe aktivist i saj, qe ne vitin 2005, nuk mund te firmos nje formular per nje parti te djathte, nuk me duket korrekte politikisht. Ky veprim jo vetëm është i pamoralshëm, por me aq njohuri juridike sa kam, përbën dhe veper penale. Nese Bindja Demokratike, ose kushdo qe ne emër te saj ka falsifikuar firmen time, do qe te bindi shqiptaret per nje alternative tjetër politike, ka zgjedhur rrugen e gabuar.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike astrit patozi bindja demokratike niko gjokoli astrit patozi bindja demokratike niko gjokoli

Sondazh

Poll