Bota

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë/ Reagon ish-ministrja Haxhiu: Hilet e pengesat vetëm sa na rrisin, mbështetja për Vetëve

7 Janar 2021, 13:53 Nga DOSJA
Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë/ Reagon ish-ministrja Haxhiu: Hilet

KOSOVË-Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar sërish, në lidhje me zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, për rrëzimin e qeverisë Hoti dhe ndalimin e mundshëm të kandidimit të saj dhe Kurtit në zgjedhje.

Me anë të një postimi në Twitter, Haxhiu ka thënë se pengesat që shfaqen e rrisin Vetëvendosjen. Gjithashtu, sipas saj qytetarët e kanë ndarë mendjen dhe mbështetja për qytetarëve për LVV-në dhe për Kurtin është dyfishuar.

“Më 14 shkurt, fitorja e madhe e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Qeveria Kurti II janë të pashmangshme. Hilet e pengesat e mundshme vetëm sa na rrisin. Historia na ka dëshmuar kështu! Mbështetja e qytetarëve për Lëvizjen VETËVENDOSJE! është dyfishuar, ndër të tjera, sepse iu vu kleçka Qeverisë Kurti I, dhe atë në momentet më kritike për qytetarët. Kujtimi është shumë i freskët. Qytetarët e kanë ndarë mendjen. Në Llap na e kanë dëshmuar. Detyra jonë tash është që ta shpaguajmë këtë besim me punë, nder e besnikëri,”-ka thënë ajo.

Postimi i plotë: 

Gjykata Kushtetuese e Kosovës konstatoi se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese. Kjo, për shkak të votës së deputetit Etem Arifi, i cili, më 3 qershor, votoi për Qeverinë Hoti, ndonëse kishte një dënim të formës së prerë prej një viti e tre muajsh burgim, për veprën penale “mashtrim me subvencione”.  Sipas vendimit të marrë, vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, të cilat do të zhvillohen në 14 shkurt.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albulena haxhiu kosove zgjedhjet e parakoheshme ne kosove albulena haxhiu kosove zgjedhjet e parakoheshme ne kosove

Sondazh

Poll