Bota

Shefi ekzekutiv i Moderna flet për efektivitetin e vaksinës: Mund të sigurojë mbrojtje deri në 2 vjet

7 Janar 2021, 12:14 Nga DOSJA
Shefi ekzekutiv i Moderna flet për efektivitetin e vaksinës: Mund

BOTË-Vaksina anti-Covid Moderna mund të sigurojë mbrojtje deri në dy vjet. Lajmi është dhënë nga Shefi ekzekutiv i Moderna, Stephane Bacncel, i cili ka deklaruar se ndryshe nga të skenari i mëparashm ku sigurohej për mbrojtje që mund të zgjasnin me muaj, vaksina e prodhuar nga kompania e tij mund të sigurojë mbrojte për dy vite.

“Skenari i makthit që u përshkrua në media në pranverë me një vaksinë që funksionon vetëm një ose dy muaj, mendoj se është jashtë. Prishja e antitrupave të gjeneruar nga vaksina tek njerëzit bie shumë ngadalë. Ne besojmë se do të ketë mbrojtje potencialisht për dy vjet.”– tha Bancel.

Vaksina e Moderna-s është një prej prodhimeve të fundit në botë për të luftuar COVID-19 . Vaksina ka marrë Autorizimin e Përdorimit Emergjent nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) në 18 dhjetor. Po ashtu Kanadaja ka nënshkruar marrëveshje me këtë kompani për 40 milionë doza vaksinash.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota stephane bacncel vaksina moderna stephane bacncel vaksina moderna

Sondazh

Poll