Bota

‘Ç’të mbjellësh, do korrësh!’/ Kaosi dhe dhuna në SHBA u jep ‘gojë’ rivalëve, ‘tallen’ Kina dhe Rusia,

7 Janar 2021, 12:14 Nga DOSJA
‘Ç’të mbjellësh, do korrësh!’/ Kaosi dhe

SHBA– Trazirat e djeshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë kthyer në ‘ushqim’ për të gjithë kritikët dhe rivalët e supërfuqisë botërore. Rrjetet sociale, personazhet me mediat në Kinë dhe Rusi kanë përfituar për të dhënë komentin e tyre ironik pas momentit kur mbështetësit e Presidentit Donald Trump hynë me forcë në Kongres, duke shkatërruar gjithçka dhe duke lënë pas edhe 4 viktima nga përplasjet. 

Mëngjesin e sotëm, tabloidi i mediave shtetërore, Global Times, postoi në Twitter foto të protestuesve në Hong Kong dhe atyre në SHBA, një ditë më parë.

“Pelosi dikur i referohej trazirave të Hong Kongut si ‘një pamje e bukur për t’u parë’. Mbetet ende për t’u parë nëse do të thotë të njëjtën gjë për zhvillimet e fundit në Capitol Hill”, thuhej në postim, duke iu referuar Kryetares së Dhomës, Nancy Pelosi.

postimi:

Lidhja e Rinisë Komuniste të Kinës gjithashtu i përshkroi trazirat si një “pamje e bukur” në platformën Weibo si dhe Twitter. Mediat shtetërore ruse RT nënkuptuan në reagimin e tyre se SHBA po merrte atë që meriton si rezultat i politikës së saj të jashtme sipas Politico.

“A e kuptoni tani se çfarë keni bërë? SHBA po merr llojin e ‘demokracisë’ që ajo mbështeti jashtë shtetit”, – thuhej në reagim.

Madje ka gjetur mundësinë për të dhënë “mend” edhe Venezuela. Në një komunikatë zyrtare të qeverisë, e cila udhëhiqet nga presidenti Nicolás Maduro, janë shprehur dëshirën e mirë që gjithçka të përfundojë mirë. 

“Me këtë episod fatkeq, Shtetet e Bashkuara vuajnë të njëjtën gjë që kanë gjeneruar në vendet e tjera me politikat e tyre agresive. Venezuela shpreson që veprimet e dhunës së shpejti do të pushojnë dhe populli amerikan më në fund mund të hapë një rrugë të re drejt stabilitetit dhe drejtësisë sociale,”- shpjegoi dokumenti.

Ditën e djeshme, SHBA-ja u përfshi nga një protestë masive e thirrur nga Donald Trump në mënyrë që të ndalohej çertifikimi i votave të Kolegjit Zgjedhor. Në protestën protestuesit kanë çarë kordonin policor dhe kanë shkatërruar çdo gjë që u ka dalë përpara. Gjithashtu, janë gjetur të paktën 2 pajisje shpërthyese dhe 4 persona kanë vdekur dhe shumë janë plagosur për shkak të dhunës.

(k.m/d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota trazira per zgjedhjet ne shba trazira per zgjedhjet ne shba

Sondazh

Poll