Bota

Albin Kurtin komenton datën e zgjedhjeve në Kosovë: Me 14 shkurt politika e keqe do të ndodhet para gjyqit popullor

7 Janar 2021, 12:39 Nga DOSJA
Albin Kurtin komenton datën e zgjedhjeve në Kosovë: Me 14 shkurt

KOSOVË– Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kuti ka reaguar në lidhje me vendosjen e datës së zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë, të cilat do të mbahen më 14 shkurt. Me anë të një postimi në rrjete sociale Kurtin i ka quajtur zgjedhjet të vonuara e jo të parakohshme, ku dhe ka vënë në dukje se është dëshmuar ajo që dihej prej fillimit, që qeveria e zgjedhur sipas tij është kot.

“Pas shtatë muajve na u dëshmua ajo që dihej nga fillimi. Zgjedhja e qeverisë koti ka qenë kot. Zgjedhje e paligjshme, jokushtetuese. Kemi humbur shumë vite, jo vetëm muaj. Këto zgjedhje nuk janë të parakohshme por të vonuara. Mirëpo, këto zgjedhje janë referendum. Me 14 shkurt politika e keqe ndodhet para gjyqit popullor. Punë e arsim, drejtësi e shëndetësi. Kaq duan qytetarët. Qeveria jonë e re do të jetë shërbim i mirë. Sepse qytetari është mbreti i republikës. Me 14 shkurt, festën e zemrës e bëjmë edhe kremte të demokracisë”, shkruan Kurti.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kuti zgjedhjet ne kosove albin kuti zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll