Bota

FOTO/ Xhama të thyer, mobilie të shkatërruar, dokumente të rëna në tokë, dalin pamjet brenda Kongresit Amerikan

7 Janar 2021, 13:39 Nga DOSJA
FOTO/ Xhama të thyer, mobilie të shkatërruar, dokumente të

SHBA-Imazhe tronditëse, të shkatërrimit brenda ndërtesës së Capitol, të shkaktuara ditën e djeshme nga protestuesit janë shpërndarë në media. Në fotot e publikuara nga DailyMail, shfaqen, strukturat e shkatërruara, dritaret e thyera, statujat e heronjve, dosjet e shpërndara nëpër dyshemetë e zyrave dhe telefonat e shqyer nga muret.

Gjithashtu, në fotot shfaqen dhe pankartat e lëna nga protestuesit në të cilat shkruhen, : ‘Tradhti’,Stop Vjedh’.

Po ashtu shfaqen pamjet nga zyrat e anëtares së Senatit, Elizabeth MacDonough, në të cilat tregohet se si përkrahësit e zemëruar të Donald Trump kanë hapur dollapët e saj të arkivave, kanë thyer dritaret dhe mobiliet.

Zyrat e Kryetarit Nancy Pelosi ishin gjithashtu në shënjestër të protestuesve që thyen një pasqyrë dhe i kanë lënë një shënim kërcënues: Nuk do të bëjmë hapa pas!

Ditën e djeshme SHBA-ja u përfshi nga një protestë masive e thirrur nga Donald Trump në mënyrë që të ndalohej çertifikimi i votave të Kolegjit Zgjedhor. Në protestën protestuesit kanë çarë kordonin policor dhe kanë shkatërruar çdo gjë që u ka dalë përpara. Gjithashtu, janë gjetur të paktën 2 pajisje shpërthyese dhe 4 persona kanë vdekur dhe shumë janë plagosur për shkak të dhunës.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kolegji zgjedhor trazira per zgjedhjen ne shba kolegji zgjedhor trazira per zgjedhjen ne shba

Sondazh

Poll