Bota

Kina raporton rastet më të larta ditore të COVID-19 në pesë muaj

7 Janar 2021, 12:55 Nga DOSJA
Kina raporton rastet më të larta ditore të COVID-19 në

KINË– Kina ka raportuar 63 raste COVID-19 – numri më i lartë ditor në më shumë se pesë muaj – ndërsa infeksionet rriten mes një shpërthimi të ri në provincën përreth Pekinit.

Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë tha se 52 prej tyre ishin raste lokale ndërsa 11 ishin klasifikuar si ‘të importuara’. 79 pacientë të tjerë asimptomatikë – njerëz të infektuar me virus por që ende nuk shfaqin simptoma – u regjistruan në të gjithë vendin sipas DaliyMail.

Autoritetet në Shijiazhuang, kryeqyteti i epiqendrës së re të virusit Provinca Hebei, kanë ndaluar largimin e automjeteve dhe banorëve nga qyteti, përveç një serie kufizimesh transporti, për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota shifrat e covid ne kine shifrat e covid ne kine

Sondazh

Poll