Bota

Protestat e dhunshme në SHBA/ FBI-ja kërkon ndihmë për identifikimin e personave që kanë përdorur dhunë

7 Janar 2021, 12:58 Nga DOSJA
Protestat e dhunshme në SHBA/ FBI-ja kërkon ndihmë për

SHBA-FBI-ja ka bërë thirrje për ndihmë në identifikimin e njerëzve që sulmuan ndërtesën Capitol në protestën e ditës së djeshme. Mediat e huaja, bëjnë me dije se gjithashtu FBI-ja, po kërkon ndihmë dhe nga mediat për identifikimin e personave që kanë ushtuar dhunë.

“FBI kërkon ndihmë për identifikimin e individëve të cilët janë duke nxitur në mënyrë aktive dhunë në Uashington DC”. FBI po kërkon ndihmë dhe për materiale nga media dixhitale në lidhje me dhunën që shpërtheu më 6 janar,”-thuhet në njoftimin e agjencisë.

Ditën e djeshme SHBA-ja u përfshi nga një protestë masive e thirrur nga Donald Trump në mënyrë që të ndalohej çertifikimi i votave të Kolegjit Zgjedhor. Në protestën protestuesit kanë çarë kordonin policor dhe kanë shkatërruar çdo gjë që u ka dalë përpara. Gjithashtu, janë gjetur të paktën 2 pajisje shpërthyese dhe 4 persona kanë vdekur dhe shumë janë plagosur për shkak të dhunës.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota fbii kolegji zgjedhor shba trazira per zgjedhjen ne shba fbii kolegji zgjedhor shba trazira per zgjedhjen ne shba

Sondazh

Poll