Bota

Kina shënon sërish raste infektimi me Covid-19, kryeqendra e Hubeit futet në karantinë

7 Janar 2021, 11:52 Nga DOSJA
Kina shënon sërish raste infektimi me Covid-19, kryeqendra e Hubeit

KINË- Rastet e larta të infektimit me Covid-19 janë kthyer sërish në Kinë. Qyteti i Shijiazhuang-ut, në provincën e Hubeit me 11 milionë banorë, ka hyrë në karantinë pasi ditën e fundit, numri i rasteve me Covid-19 ka arritur 200.

Sipas mediave të huaja, kjo është vatra më e madhe e infektimeve të verifikuar në vend pas disa  muajsh qetësie. Ndër, masat e marra, është ndalimi i lëvizjeve hekurudhore në Shijiazhuang  dhe rrugët që lidhin provincën me kryeqytetin e vendit. Përveç ndalimit të njerëzve për të lënë qytetin, njerëzit dhe automjetet nga zonat, të cilat konsiderohen me rrezik të lartë nuk iu lejohet të largohen nga rrethi i tyre.

Gjithashtu bëhet e ditur se autoritet në Shijiazhuang kanë nisur testimet masive dhe kanë ndaluar tubimet për të zvogëluar përhapjen e Covid-19.

Kina është vendi ku u zbulua për herë të parë infektimi me Covid-19. Që prej fillimit të pandemisë në vend janë shënuar 87,278 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 4,634 pacientë.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota covid-19 në kinë izolohet kina kine koronavirusi në kinë covid-19 në kinë izolohet kina kine koronavirusi në kinë

Sondazh

Poll