Bota

Qeveria e Venezuelës mbi situatën në SHBA,dënon polarizimin politik dhe përdorimin e dhunës

7 Janar 2021, 09:56 Nga DOSJA
Qeveria e Venezuelës mbi situatën në SHBA,dënon polarizimin

VENEZUELË- Qeveria venezueliane ka reaguar mbi situatën në SHBA me anë të një deklarate zyrtare të shpërndarë për shtypin, duke shprehur keqardhjen për dhunën e ushtruar dhe viktimat por njëkohësisht duke thumbuar politikat e SHBA-ve duke nënkuptuar që kjo vjen si pasojë e politikave të gabuara që Amerika ka përdor në vendet e tjera.

Deklarata e plotë:

‘Qeveria e Republikës bolivariane e Venezuelës shpreh shqetësimin e saj nga ngjarjet e dhunshme që po ndodhën në Washington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Venezuela denon polarizimin politik dhe përdorimin e dhunës që na bën të reflektojmë krizën e thellë që po kalon sistemi politik  dhe social në SHBA. Me këtë episod të trishtë  SHBA-të duken njësoj si politikat  që kanë gjeneruar në vendet e tjera me politikat e agresionit.

Venezuela shpreson që së shpejti të ndalen aktet e dhunës dhe shteti amerikan  të nisë një rrugë të re stabiliteti dhe drejtësie sociale.’

Ditën e djeshme SHBA-ja u përfshi nga një protestë masive e thirrur nga Donald Trump në mënyrë që të ndalohej çertifikimi i votave të Kolegjit Zgjedhor. Në protestën protestuesit kanë çarë kordonin policor dhe kanë shkatërruar çdo gjë që u ka dalë përpara. Gjithashtu, janë gjetur të paktën 2 pajisje shpërthyese dhe 4 persona kanë vdekur dhe shumë janë plagosur për shkak të dhunës.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota trazirat ne shba trazirat ne shba

Sondazh

Poll