Bota

Udhëheqësi i shumicës së Senatit në SHBA, flet për protestat: Kryengritja e dështuar nuk na frikëson

7 Janar 2021, 08:09 Nga DOSJA
Udhëheqësi i shumicës së Senatit në SHBA, flet për

SHBA-Udhëheqësi i shumicës së Senatit Mitch McConnell ka folur nga dhoma e senatit lidhur me protestat e dhunshme që u zhvilluan ditën e djeshme. Ai është shprehur se nuk do të përuleshin para presionit dhe dhunës.

‘Kryengritja e dështuar nuk do të frikësojë Senatin. Ne nuk do të mbahemi larg kësaj dhome nga turma, banditë ose kërcënime. Ne nuk do të përkulemi para paligjshmërisë ose frikësimit,”-ka thënë ai. 

Gjithashtu, ai ka thënë se beson se votat e asnjë shteti tjetër nuk do të sfidohen. Kjo pasi kundërshtimet ndaj rezultateve nga Georgia, Nevada, Michigan, Arizona dhe Pennsylvania ishin refuzuar. Sipas tij, përpjekjet për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve do të ishin jashtëzakonisht të dëmshme për demokracinë amerikane.

“Votuesit, gjykatat dhe shtetet, ata të gjithë kanë folur.  Nëse këto zgjedhje do të përmbyseshin nga akuza të thjeshta nga pala humbëse, demokracia jonë do të hynte në një spiral vdekjeje. Ne kurrë nuk do të shihnim që i gjithë kombi të pranonte përsëri zgjedhje. Çdo katër vjet do të ishte një grindje e pushtetit me çdo kusht,”-ka thënë ai. 

Ditën e djeshme SHBA-ja u përfshi nga një protestë masive e thirrur nga Donald Trump në mënyrë që të ndalohej çertifikimi i votave të Kolegjit Zgjedhor. Në protestën protestuesit kanë çarë kordonin policor dhe kanë shkatërruar çdo gjë që u ka dalë përpara. Gjithashtu, janë gjetur të paktën 2 pajisje shpërthyese dhe 4 persona kanë vdekur dhe shumë janë plagosur për shkak të dhunës.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kolegji zgjedhor mitch mcconnell trazira per zgjedhjet ne shba kolegji zgjedhor mitch mcconnell trazira per zgjedhjet ne shba

Sondazh

Poll