Bota

Kongresi zyrtarizon Joe Biden president të 46-të SHBA-ve!

7 Janar 2021, 08:42 Nga DOSJA
Kongresi zyrtarizon Joe Biden president të 46-të SHBA-ve!

SHBA–Joe Biden është zyrtarisht president i SHBA-së! Kongresi sapo ka konfirmuar fitoren në Kolegjin Zgjedhor të Presidentit të zgjedhur Joe Biden mbi Presidentin Trump. Numërimi i tre votave elektorale të Vermont vendosi Biden dhe Zëvendës Presidenten e zgjedhur Kamala Harris mbi pragun 270 të nevojshëm për të fituar presidencën.

Senati dhe Dhoma refuzuan kundërshtimet për të hedhur poshtë votat elektorale të Georgia dhe Pennsylvania për Biden. Republikanët gjithashtu kundërshtuan votat elektorale të Arizonës, Nevadës dhe Miçiganit, por mocionet dështuan para se të mbërrinin në debat.

Çertifikimi vjen pasi protestuesit e Pro-Trump sulmuan kapitolin e SHBA pak orë më parë. Seanca e përbashkët r Kongresit, e cila normalisht është një hap ceremonial, u ndal për disa orë kur protestuesit sulmuan Kapitolin. Procedimet rifilluan rreth orës 20:00 me zv.presidentin Mike Pence, duke e sjellë përsëri në rregullin e ditës seancën e Senatit.

“Le të kthehemi në punë,”– tha Pence.

Biden e quajti kaosin “një sulm të paparë, ndryshe nga çdo gjë që kemi parë në kohët moderne”, në një fjalim të dhënë.

Biden dhe Harris do të inaugurohen zyrtarisht në mesditën e së Mërkurës, më 20 Janar, ku si traditë bëhet shkëmbimi i detyrave ndërmjet presidentit në ikje dhe atij të sapoemëruar, por mesa duket pas disa dekadave kjo traditë mund të ndryshojë pasi Trump nuk ka dhënë konfirmim nëse do ta presë Biden.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota joe biden president trazira per zgjedhjet ne shba joe biden president trazira per zgjedhjet ne shba

Sondazh

Poll