Bota

I bllokuan Twitter-in, Trump gjen mënyrën, reagon pas konfirmimit të Joe Biden si president: Do të ketë tranzicion të rreg

7 Janar 2021, 09:07 Nga DOSJA
I bllokuan Twitter-in, Trump gjen mënyrën, reagon pas konfirmimit

SHBA– Donald Trump ka reaguar pas konfirmimit të Joe Biden si president i 46-ë i SHBA-së.

Ishte ndihmësi i mediave sociale të Trump Dan Scavino ai që ka postuar në Tëitter një “Deklaratë të Presidentit Donald J. Trump mbi Certifikimin Zgjedhor”. Duke qënë se Trump është i bllokuar në Twitter dhe Facebook për 12 orë për shkak të postimeve të tij të rënda, të paktën kështu i quajtën kompanitë e rrjeteve sociale, ish-presidenti zgjodhi të reagojë përmes rrjeteve sociale të ndihmësit të tij.

Trump shkruan se dhe pse nuk është dakord me rezultatin e zgjedhjeve do të ketë një tranzicion të rregullt më 20 janar.

“Edhe pse nuk jam plotësisht dakord me rezultatin e zgjedhjeve dhe faktet më nxjerrin jashtë, megjithatë do të ketë një tranzicion të rregullt në 20 janar. Unë gjithmonë kam thënë që ne do të vazhdonim luftën tonë për të siguruar që vetëm votat ligjore të numëroheshin. Ndërsa ky përfaqëson fundin e mandatit të parë më të madh në historinë presidenciale, është vetëm fillimi i luftës sonë për ta bërë përsëri Amerikën të Madhe “, tha Trump.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump joe biden president i shba trazira per zgjedhjet ne shba donald trump joe biden president i shba trazira per zgjedhjet ne shba

Sondazh

Poll