Bota

Senati në SHBA refuzon kërkesën për të mos miratuar rezultatin e zgjedhjeve në Pensilvani

7 Janar 2021, 08:34 Nga DOSJA
Senati në SHBA refuzon kërkesën për të mos miratuar

 SHBA-Senati amerikan ka refuzuar me një shumicë dërrmuese (92 vota pro dhe 7 kundër),  një iniciativë të Presidentit Republikan Donald Trump për të parandaluar konfirmimin e rezultatit të zgjedhjeve presidenciale në shtetin e Pensilvanisë .

Senati vazhdoi një proces që u vonua për disa orë për shkak të sulmit të Capitolit nga mbështetësit e Trump. Ky veprim çoi në pezullimin e seancës plenare të Kongresit që do të  konfirmonte fitoren e demokratit Joe Biden.

Dhoma dhe Senati do të mblidhen në një seancë të përbashkët për të vazhduar të numërojnë votat e mbetura të Kolegjit Zgjedhor. Debati në Dhomën e Përfaqësuesve mbi kundërshtimin vazhdon dhe seanca plenare e Kongresit do të thirret përsëri.

Ndërkohë që pasi u bë i njohur rezultati i këtij votimi, Mitch McConnell, udhëheqësi i shumicës së Senatit deklaroi se ai nuk pret ndonjë kundërshtim të mëtejshëm për rezultatin e zgjedhjeve të votës së elektoratit.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kolegji zgjedhor trazira per zgjedhjet ne shba vendimi i senatit ne shba kolegji zgjedhor trazira per zgjedhjet ne shba vendimi i senatit ne shba

Sondazh

Poll