Bota

Protestat në SHBA/ Gazetari rrëfen momente nga dhuna: Ishte e paparashikueshme, ata ishin të armatosur, gjithçka mund të nd

7 Janar 2021, 07:56 Nga DOSJA
Protestat në SHBA/ Gazetari rrëfen momente nga dhuna: Ishte e

SHBA-Jamie Stiehm, një gazetar politik në Amerikë, i cili ishte në ndërtesën e Capitolit kur u sulmua nga mbështetësit e presidentit në ikje Donald Trump, ka rrëfyer momentet e dhunës. Për BBC, ai ka rrëfyer se, pesë burra kishin hyrë me armë në duar, duke e përshkruar si një pamje e frikshme dhe se Policia e kishte humbur kontrollin e godinës dhe gjithçka mund të ndodhte.

“Kishte një të shtënë. Pesë burra po mbanin armë dhe ishin jashtë dere. Ishte një pamje e frikshme. Burrat po shikonin nëpër dritare të thyenin xhamat. Unë kam mbuluar vrasjet në  Baltimore, por kjo ishte shumë e paparashikueshme. Policia duket se nuk e dinte se çfarë po ndodhte. Ata nuk ishin të koordinuar. Ata bllokuan dyert e dhomës, por në të njëjtën kohë, ata na thanë se do të duhet të evakuohemi. Kështu që ekzistonte një ndjenjë paniku. Policia kishte humbur kontrollin e ndërtesës së  Capitolit k, gjithçka mund të ndodhte,“- ka treguar ai.

Ditën e djeshme SHBA-ja u përfshi nga një protestë masive e thirrur nga Donald Trump në mënyrë që të ndalohej çertifikimi i votave të Kolegjit Zgjedhor. Në protestën protestuesit kanë çarë kordonin policor dhe kanë shkatërruar çdo gjë që u ka dalë përpara. Gjithashtu, janë gjetur të paktën 2 pajisje shpërthyese dhe 4 persona kanë vdekur dhe shumë janë plagosur për shkak të dhunës.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kolegji zgjedhor trazira per zgjedhjet ne shba kolegji zgjedhor trazira per zgjedhjet ne shba

Sondazh

Poll