Bota

Shqiptari mes ‘fanatikëve’ të Trump/ Me shqiponjën dykrenare stampuar në triko, John Alite para Capitol, momente

7 Janar 2021, 07:56 Nga DOSJA
Shqiptari mes ‘fanatikëve’ të Trump/ Me shqiponjën

SHBA– Mbrëmjen e djeshme, Uashingtoni u përfshi nga trazira për shkak të certifikimit të Joe Biden si president i ri. Duke përdorur dhunë, qindra protestues mësynë ambientet e brendshme të Kongresit Amerikan dhe u përplasën me Policinë dhe Forcat e Sigurisë.

Mes tyre ishte edhe një shqiptar…Bëhet fjalë për John Alite, ‘gangsteri’ me origjinë shqiptare, i cili e ka shprehur hapur gjatë gjithë kohës se është një nga mbështetësit më të zjarrtë të republikanit Donald Trump.

Gjatë protestës, ai është nuk kanë munguar edhe simbolet identifikuese shqiptare, pasi është shfaqur i veshur me triko të kuqe dhe me një shqiponjë dykrenare të stampuar në të.

POSTIMI I PLOTË:

 

 

A post shared by John Alite (@truejohnalite)

John Edward Alite, në vitet ’80- ’90 ishte pjesë e familjes mafioze Gambino. Ai ishte krahu i djathtë i mafiozit italian John Gotti. Në vitet 2000, ish-mafiozi me origjinë shqiptare mori arratinë, kur mësoi se ata që i kishte konsideruar pjesë të familjes, kishin vënë një çmim për kokën e tij.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota john alite trazira per zgjedhjet ne shba john alite trazira per zgjedhjet ne shba

Sondazh

Poll