Bota

FOTO/ Dy prej të plagosurve nga shpërthimi i bombolës së gazit në Kosovë, dërgohen për kurim në Turqi

7 Janar 2021, 09:54 Nga DOSJA
FOTO/ Dy prej të plagosurve nga shpërthimi i bombolës së

KOSOVË-Dy prej të plagosurve në shpërthimin  e bombolës së gazit në Ferizaj janë nisur drejt Turqisë ku do t’i trajtojnë për plagët e marra. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i cili me anë të një postimi në Facebook shkruan se ditën e sotme me dy aeroplane janë dërguar për kurim në Turqi dy pacientët në gjendje më të rëndë shëndetësore. Ndërsa dy të tjerë janë në pritje për t’u dërguar.

“Nëpërmjet dy aeroplanëve, sot herët në mëngjes, i kemi dërguar për trajtim në spitalet e Turqisë dy pacientët e parë në gjendje më të rëndë nga eksplodimi i bombolës së gazit në Ferizaj, dy të tjerë janë në pritje të nisjes.  E falënderoj nga zemra ambasadorin e Turqisë në Kosovë, z. Sakar i cili me përkushtim u angazhua për trajtimin e këtyre pacientëve që kanë pësuar djegie të shkallës më të lartë dhe janë më të rrezikuar. Pacientët tjerë të lënduar nga shpërthimi i gazit, po marrin trajtim nga institucionet tona shëndetësore dhe profesionistët më të mirë që ka vendi, duke e bërë më të mirën e mundshme për secilin nga të lënduarit,”-ka shkruar ai. 

Postimi i plotë: 

Shpërthimi i bombulës së gazit ka ndodhur dy ditë më parë në restorantin “Steakhouse” në lagjen “Village” të Ferizajt. Si pasojë e shpërthimit mbetën të plagosur 44 persona, disa prej tyre në gjendje të rëndë. Të gjithë të plagosurit janë klientë dhe pjesëtarë të stafit të restorantit ku ndodhi shpërthimi.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni shperthimi ne kosove shperthimi ne kosove

Sondazh

Poll