Bota

E qëlloi me shuplakë pas koke/ Po dilte me karrocë nga spital, gruaja nga Kosova justifikon burrin: E kishte nga dashuria, do

7 Janar 2021, 08:18 Nga DOSJA
E qëlloi me shuplakë pas koke/ Po dilte me karrocë nga spital,

PRISHTINË– Pamjet ku një burrë i qëllon në kokë gruas së tij teksa dalin nga spitali i QKUK-së kanë bërë xhiron e rrjetit ditën e fundit. Duke e mos ditur se mediat ishin në transmetim live, burri qëlloi me shuplakë pas koke, gruan që po e nxirrte nga spitali me karrocë me rrota. 

Lajmi bëri bujë në media duke tërhequr edhe vëmendjen e Policisë. Sabri dhe Kumrie Rama janë marrë nën hetim nga ana e Prokurorisë. Sipas mediave të Kosovës, para hetuesve, çifti është shfaqur tejet romantik e të dashur me njëri-tjetrin, duke e justifikuar kështu edhe gjestin e bashkëshortit. 

“Ne dashurohemi shumë. Sabriu kurrë nuk më ka rrahur as që ka ushtruar dhunë ndonjëherë ndaj meje. Gjesti i tij ka qenë nga dashuria. Qëllimi i Sabriut ka qenë që të ma mbulonte fytyrën pasi kishte parë kamerën,”-tha gruaja, Kumrie Rama.

Ndryshe nga sa u raportua në fillim, Kumrie Rama nuk ishte pjesë e grupit të të lënduarve nga Ferizaj që u soll për t’u mjekuar në Prishtinë. Por nuk kishte lidhje me të plagosurit, pasi çifti kishte shkuar për një kontroll në QKUK.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni kumrie rama qkuk sabri rama kumrie rama qkuk sabri rama

Sondazh

Poll