Bota

Italia shpik vaksinën e saj kundër COVID19, efektiviteti: 92.5%

5 Janar 2021, 15:05 Nga DOSJA
Italia shpik vaksinën e saj kundër COVID19, efektiviteti: 92.5%

ITALI– Shkencëtarët italianë kanë shpikur një tjetër vaksinë kundër koronavirusit, e cila sipas tyre ka një efektshmëri prej 92.5 për qind.

Mediat italiane bëjnë me dije se vaksina kundër Covid-19, e cila quhet  GRAd-CoV2 bëhet vetëm një dozë, ndërkohë që bëhet e ditur se nga testimet që janë bërë tek 100, 45 njerëz të cilët kanë qenë vullnetarë, vaksina ka krijuar anti-trupa tek 92.5 %.

Ndërkohë drejtori shkencor i Spallanzani, Giuseppe Ippolito, i cili ka dhënë detaje për vaksinën që e re ka thënë se vaksina nuk ka dhënë efekte anësore negative, sakaq shton se në provat e bëra ajo ka krijuar antitrupa 28 ditë pas injektimit.

“Vaksina GRAd-CoV2 jepet në një dozë të vetme dhe nuk ka pasur ndonjë efekt serioz negativ në 28 ditët e para pas vaksinimeve, një rezultat edhe më i mirë se vaksinat e Moderna dhe Pfizer që patën efekte anësore. Kulmi i prodhimit të antitrupave në 4 javë mbetet konstante dhe vaksina është një dozë e vetme “, tha Spallanzani, Giuseppe Ippolito.

Media Tg com24, shkruan se tashmë shkencëtarët presin rezultatet e fazës së dytë dhë të tretë klinike, sakaq Presidentja e kompanisë ‘ReiThera’, e cila ka shpikur vaksinën, Antonella Folgore, deklaroi se synimi i tyre është të prodhojnë 100 milion doza në vit. Vaksina është e qëndrueshme në një temperaturë midis 2 dhe 8 gradë, dhe sipas tyre është shumë më e lehtë për t’u ruajtur se ajo e Pfizer.

Deri më tani, vaksina është shpikur nga “Bion/Tech”, e cila lidhi një kontratë bashkëpunimi me kompaninë “Pfizer”, “Astra Zenecca”, “Moderna” si edhe nga një kompani ruse dhe një kineze. Italia tashmë është bërë një shtet tjetër që ka shpikur vaksinën që mund të ndihmojë për t’i dhënë fund pandemisë që ka mbërthyer botën.

Italia është një nga vendet evropiane më të godituara nga Covid-19, ku që prej fillimit të pandemisë deri më tani kanë humbur jetën 75,680 persona dhe janë infektuar 2,166,244 të tjerë. 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali shpiket vaskina ne itali koronavirusi ne itali shpiket vaskina ne itali

Sondazh

Poll