Bota

Shpërthen bombola e gazit në një restorant në Ferizaj, plagosen 44 persona, 11 në gjendje të rëndë, mes tyre edhe fëmij

5 Janar 2021, 14:33 Nga DOSJA
Shpërthen bombola e gazit në një restorant në Ferizaj,

KOSOVË- 42 persona, 11 prej të cilëve janë në gjendje rëndë në spital kanë mbetur të plagosur si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në Ferizaj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në restorantin ‘Steakhouse’ në lagjen ‘Village’ të Ferizajt.

GazetaExpress shkruan se mes të plagosurve ka edhe fëmijë, të cilët gjithashtu janë dërguar në spital, por ende nuk dihet numri i saktë i tyre. Të gjithë të plagosurit janë klientë dhe pjesëtarë të stafit të restorantit ku ndodhi shpërthimi dhe ndodheshin brenda tij në ato momente.

Për pasojë, ata kanë marrë dëme të mëdha në trup e fytyrë. Në lidhje me personat e plagosur nga shpërthimi kanë folsur edhe disa mjekë në Kosovë që po merren me trajtimin e tyre. Ata kanë thënë se disa të plagosur janë në rrezik për jetën ndërsa 5 persona i janë nënshtruar sallës së operimit. 

Në lidhje me shpërthimin që  tronditi mbasditen e sotme qytetin e Ferizajt kanë reaguar edheKreu i Vetëvendosjes Albin Kurti, Presidentja në detyrë Vjosa Osmani Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, Kreu i PDK-së Enver Hoxhaj dhe Ministri i Shëndetësisë Armend Zamaj ku kanë thënë se shpëtimi i jetëve është gjëja kryesore.

Dosja.al ka sjellë edhe pamjet nga momenti i ngjarjes, ku i gjithë ambienti brenda restorantit duket i shkatërruar nga shpërthimi, ndërsa zonën jashtë e ka mbuluar tymi.

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu ka shkuar në spital për të parë nga afër viktimat nga ku u shpreh se uron që të mos shënohet asnjë viktimë nga kjo ngjarje. Aliu gjithashtu ka thënë se të gjithë personat që kanë një shkallë djegje të lartë do të dërgohen në Turqi për kurim.

Ajo që nuk dihet deri më tani është shkaku që ka çuar në shpërthimin e bombolës. Ende nuk është bërë me dije nëse bëhet fjalë për ndonjë pakujdesi të stafit të restorantit, apo nëse ka persona të shoqëruar pas shpërthimit.

(I.A;d.a;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni shperthim ne kosove shperthim ne kosove

Sondazh

Poll