Sport

Sent-Etiene “divorcohet” me portierin Rufier, klubi reagon ashpër

4 Janar 2021, 17:34 Nga DOSJA

FRANCE – Pas një dekade bashkëjetese, ka ardhur edhe ndarja përfundimtare midis Sent-Etiene dhe portierit 34-vjeçar Stefan Rufier. Me një njoftim për shtyp, të botuar në faqen e saj zyrtare, klubi francez ka njoftuar se kishte zgjidhur kontratën me lojtarin, i cili që nga viti 2011 ka mbrojtur portën e Sent Etienit:

“Pas procedimit disiplinor ndaj lojtarit, AS Sent-Etiene ka vendosur të ndërpresë kontratën e Stefan Rufier, në skadon më 30 qershor 2021. Pas kësaj portieri Stefan Rufier është i lirë nga çdo angazhim. Klubi shpreh keqardhje që arriti këtë vendim, të bërë të pashmangshëm nga qëndrimi i lojtarit që minoi institucionin,”– shkruhet në njoftimin e klubit francez të Liga 1.

“Divorci” i portierit dhe Sent Etienit erdhi pas disa muaj luftimesh ligjore, midis agjentit të lojtarit dhe klubit, i cili filloi një procedurë gjyqësore ndaj Klaud Puel, që kishte ndëshkuar dhe marrë masa disiplinore ndaj Stefan Rufier.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport sent etien stefan rufier sent etien stefan rufier

Sondazh

Poll

Sport 4 Janar 2021, 14:56

CAS i hap dritën jeshile Partizanit..

ZVICER – Më në fund Partizani fiton të drejtën të zhbllokojë merkaton, pasi Gjykata e Arbitrazhit Sportiv i ka dhënë të drejtë klubit për mospërfshirje në...