Sport

Man. Junajtid: Fletçer kthehet në shtëpi, bëhet pjesë e stafit të Solskjaer

4 Janar 2021, 17:00 Nga DOSJA

ANGLI – Një kthim i mirëpritur te Mançester Junajtid. Darren Fletçer, ish-mesfushori skocez i “Djajve të kuq”, me të cilët ai fitoi 17 trofe nga 2003 deri më 2015, është përfshirë në stafin trajnues të norvegjezit Solskjaer.

Duke komentuar emërimin, trajneri Ole Gunar Solskjaer, tha: “Darren ka ADN-në e Junajtid dhe ai e di saktësisht se çfarë duhet për të qenë një lojtar i Mançester Junajtid. Ai është në fillim të karrierës së tij si trajner dhe përvoja e tij brenda dhe jashtë fushës, së bashku me mentalitetin e tij fitues, përkushtimin dhe punën e palodhur, do të jenë një shtesë e shkëlqyeshme për stafin.”

Ndërsa Darren Fletçer tha: “Unë jam i kënaqur që po kthehem në klub, si trajner i skuadrës së parë. Eshtë shumë emocionuese, që unë të hedh hapat e ardhshëm në karrierën time të trajnerit, duke punuar me Ole dhe stafin e tij.”

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport darren fletcer ish-mesfushori i djajve te kueq mancester junajtid ole gunar solkjaer darren fletcer ish-mesfushori i djajve te kueq mancester junajtid ole gunar solkjaer

Sondazh

Poll

Sport 4 Janar 2021, 14:56

CAS i hap dritën jeshile Partizanit..

ZVICER – Më në fund Partizani fiton të drejtën të zhbllokojë merkaton, pasi Gjykata e Arbitrazhit Sportiv i ka dhënë të drejtë klubit për mospërfshirje në...