Sport

Edgar Davids rinis nga Portugalia: ai do të stërvisë Olhanensen

4 Janar 2021, 15:33 Nga DOSJA

PORTUGALI – Përvoja e parë si trajner për Edgar Davids. Holandezi do të jetë trajneri i ri i Olhanense, një klub portugez i divizionit të tretë. Ish-juventini e ka filluar karrierën e tij në stol që në 2012: puna e parë në Barnet, seria e katërt angleze.

Ai filloi si i dyti pas Mark Robson, por deri në dhjetor skuadra nuk shënoi asnjë fitore dhe trajneri u shkarkua nga posti i tij. Drejtimi iu besua Davids, i cili për të shmangur rënien e klubit, ka riveshur këpucët e futbollit dhe ka filluar të luajë.

Në fund të sezonit qëllimi nuk u arrit dhe ekipi ra nga kategoria. Davids vazhdoi në Angli deri më 2014, përpara një periudhe të shkurtër njëmujore si asistent i Holandës Under-20 në mars 2018. Nga gushti 2020 ai ka qenë zv.trajner i skuadrës holandeze Telstar në divizionin e dytë.

Tani mundësia e re në rolin e trajnerit Edgar Davids, i ka mbërritur nga Olhanense në Portugali. Skuadra luzitane ka grumbulluar 13 pikë në 7 ndeshje të luajtura, duke u renditur e para në grupin e saj në kampionatin e kategorisë së tretë të këtij vendi.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport edgar davids ish-mesfushori holandez i juves edgar davids ish-mesfushori holandez i juves

Sondazh

Poll

Sport 4 Janar 2021, 14:56

CAS i hap dritën jeshile Partizanit..

ZVICER – Më në fund Partizani fiton të drejtën të zhbllokojë merkaton, pasi Gjykata e Arbitrazhit Sportiv i ka dhënë të drejtë klubit për mospërfshirje në...