Sport

VIDEO/ Vidal shkaktoi penallti, momenti kur Conte i ulëret futbollistit: Arturo luaj dhe mos më çaj k****”

4 Janar 2021, 15:35 Nga DOSJA
VIDEO/ Vidal shkaktoi penallti, momenti kur Conte i ulëret futbollistit:

ITALI– Pasi mbylli 2020-ën me fitore, Interi nisi 2021-shin në të njëjtën mënyrë, pasi mposhti Crotonen me rezultatin 6-2 dhe regjistroi suksesin e 8 radhazi në kampionat, duke u ngjitur përkohësisht në krye të renditjes me 36 pikë. Në takimin e ditës së dielë, nota negative e ndeshjes ka qënë Arturo Vidal i cili zhvilloi një 45 minutësh katastrofik aq sa detyroi trajnerin ta zëvendësonte me rifillimin e së dytës.

Kiliani në fakt, në fillim ka humbur Zanellaton në rastin e golit të parë të Crotones por telashin më të madh e bëri në rastin e penalltisë. Ndërkohë, Antonio Conte është kapur nga kamerat e Sky Sport, duke ofenduar dhe ulëritur me zë të lartë në drejtim të Vidal.

“Arturo, luaj futboll dreqin dhe mos ma caj k***. Kështu nuk bën dreqin!”, kanë qënë disa nga fjalët e tranjerit të Interit.

Fjalë shumë të rënda, por fjalë që me siguri janë thënë nga çdo tifoz i Interit në ato momente që nuk i besonin syve pas atij gabimi.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport conte vidal conte vidal

Sondazh

Poll

Sport 4 Janar 2021, 14:56

CAS i hap dritën jeshile Partizanit..

ZVICER – Më në fund Partizani fiton të drejtën të zhbllokojë merkaton, pasi Gjykata e Arbitrazhit Sportiv i ka dhënë të drejtë klubit për mospërfshirje në...