Sport

CAS i hap dritën jeshile Partizanit..

4 Janar 2021, 14:56 Nga DOSJA

ZVICER – Më në fund Partizani fiton të drejtën të zhbllokojë merkaton, pasi Gjykata e Arbitrazhit Sportiv i ka dhënë të drejtë klubit për mospërfshirje në “çështjen-Çinari”.

Klubi kryeqytetas saktëson, se ky është një njoftim paraprak, deri në zbardhjen e plotë dhe përfundimtare të vendimit që ka marrë CAS, përmes të cilit do të përcaktojë dhe hapat e mëtejshëm që do të ndërmerren në lidhje me këtë çështje.

NJOFTIM

Klubi njofton se sot është bërë me dije nga CAS për heqjen e pezullimit të sesionit të transferimit të lojtarëve, vendim që ishte në fuqi nga FIFA në lidhje me çështjen e sulmuesit Erald Çinari.

Klubi saktëson se ky është një njoftim paraprak, deri në zbardhjen e plotë dhe përfundimtare të vendimit që ka marrë CAS, përmes të cilit do të përcaktojmë dhe hapat e mëtejshëm që do të ndërmerren në lidhje me këtë çështje. Nga ky moment tashmë FK Partizani rifiton të drejtën për të operuar në merkaton e Janarit.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll