Sport

Futbolli spanjoll dhe klubi i La Liga-s në zi, lojtari humb jetën në aksident tragjik

4 Janar 2021, 11:45 Nga DOSJA
Futbolli spanjoll dhe klubi i La Liga-s në zi, lojtari humb jetën

SPANJË– Futbollisti spanjoll Aitor Gandiaga Gerrikagoitia vdiq këtë të dielë pas një aksidenti të rëndë me makinë. 23-vjeçari po udhëtonte me makinë në rrethin e  Markina-Xemein, në Vizcaya, por u përplas me një autobus, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të sulmuesit.

Futbollisti ishte në pronësinë e klubit të La Liga-s Athletico Bilbao, por për të përfituar minuta dhe eksperiencë, drejtuesit e klubit e baske e kishin huazuar te skuadra e Gernika në Tercera Division. Klubi i Bilbao-s në një mesazh të postuar ngushëlloi të afërmit e lojtarit.

“Dhimbje e madhe për një futbollist që la gjurmë në Lezama, ngushëllime për miqtë dhe familjen e Aitor Gandiaga Gerrikagoitia ”

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport aitor gandiaga gerrikagoitia athletico bilbao la liga aitor gandiaga gerrikagoitia athletico bilbao la liga

Sondazh

Poll