Sport

I mbyll derën Juves, francezi Zhirud: “Dua ta përfundoj sezonin te Çelsi”

4 Janar 2021, 10:14 Nga DOSJA
I mbyll derën Juves, francezi Zhirud: “Dua ta përfundoj sezonin

ANGLI – Prej kohësh, në mjedisin juventin, është ndjerë nevoja për afrimi i një sulmuesi tipik qendre. Objektivi ishte përcaktuar. Por ëndërrsa e bardhezinjve të Torinos për të bërë pjesë të tyre sulmuesin francez Oliver Zhirud, ndoshta tani është mbyllur në sirtar.

Unë dua ta përfundoj sezonin këtu, unë do të vendosë për të ardhmen në qershor”,- ka deklaruar Zhirud për “Le Dauphiné Liberé”. “Vazhdimin e karrierës sime, – shpjegon 34-vjeçari për gazetën e rajonit të Grenoble, ku ai u rrit, – unë e shoh te Çelsi. Ne e dimë që në futboll gjithçka shkon shpejt, për mirë apo për keq, por unë dua të përqendrohem në fushë dhe të vendos për të ardhmen me kokë të ftohtë ”.

Këto fjalë duken pothuajse si një përgjigje për trajnerin Andrea Pirlo, i cili e nominoi atë mbrëmë, si një përforcim të mundshëm të Juventusit gjatë merkatos së janarit. Sulmuesi i kombëtares së “gjelave” mesa duket ka plane të tjera.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport oliver zhirud sulmuesi i celsit sulmuesi i kombetares se gjelave trajneri andrea pirlo oliver zhirud sulmuesi i celsit sulmuesi i kombetares se gjelave trajneri andrea pirlo

Sondazh

Poll